Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Lë qelinë e paraburgimit Ramazan Rraja/ Nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja: Shkak sëmundja e…
Lë përkohësisht qelinë e paraburgimit në Fushë-Krujë, Ramazan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja. Raportohet se arsyeja e daljes nga burgu e Rrajës është shëndeti i nënës së tij, që mësohet është përkeqësuar. Mësohet se Ramazan Rraja është shoqëruar nga forcat speciale dhe qëndrimi i tij ka qenë shumë shkurt, rreth 40 minuta. Ramazan Rraja ndodhet në burg, për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja. Bashkë me të në burg është dhe babai i tij, Xhelal Rraja.