Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Rabiot është zyrtarisht futbollist i Milanit
Adrien Rabiot është një futbollist i Milanit dhe tashmë çdo gjë është zyrtare. Lojtari ka kryer sot paradite vizitat mjekësore dhe gjatë pasdites, kuqezinjtë kanë depozituar në Ligën e Serisë A dokumentacionin e kalimit nga Olimpik Marseja. Transferimi është zyrtarizuar më pas nga Liga, duke e bërë mesfushorin pjesë të skuadrës së drejtuar nga Masimiliano Alegri. Ai ka arritur akordin me klubin për një marrëveshje trevjeçare, me të drejtën e rinovimit për një tjetër edicion. Rabiot aktualisht është në grumbullim me Francën dhe prezantimi i tij do të bëhet vetëm pas kthimit nga përfaqësueset. Por ndërkohë, ka dështuar “rokada” e planifikuar me Romën për sulmin. Milani ishte në diskutime për kalimin e Santi Himenez te kryeqytetasit, për të marrë Artem Dovbik, por në fund nuk...