Nicolas Jackson te Bayern, zbulohen detajet e marrëveshjes! Huazim 16,5 mln euro

Nicolas Jackson te Bayern, zbulohen detajet e marrëveshjes! Huazim 16,5 mln euro

1 Shtator 2025 18:20 Telesport Zbulohen detajet e kalimit të Nicolas Jackson te Bayern. Mediat gjermane raportojnë se klubi bavarez do të paguajë 16,5 mln euro për huazimin e tij deri në fund të këtij sezoni. Nëse blihet, Bayern do të paguajë edhe 65 mln euro të tjera. Blerja e tij varet nga numri i ndeshjeve që sulmuesi do të luajë me fanellën bavareze. Raportohet se shifra është 30 dhe jo më pak se 50 minuta për ndeshje. Paga e tij vjetore do të jetë 14 mln euro dhe do të firmosë deri në 2031 (nëse blihet përfundimisht).