Shpëtim Duro trajner i Besës së Kavajës

Shpëtim Duro trajner i Besës së Kavajës

Ecuria e dobët e Besës në dy javët e para teksa ka marrë vetëm barazime, i ka dërguar krerët e klubit të njohur shqiptar të bëjnë lëvizje në pankinë. Emiljano Çela i cili e drejtoi Besën në gjysmën e sezonit të kaluar e ruajti vendin e punës te verdhezinjtë deri sot por duket se palët kanë mbyllur marrëveshjen dhe pankina e Besës pëson ndryshime rrënjësore. Burime të Sportiim.al konfirmojnë se një emër i madh i pankinave shqiptare si Shpëtim Duro ka marrë drejtimin e kavajasëve teksa njoftimi zyrtar i klubit pritet të dalë nga çasti në çast. Për t’u kujtuar fakti që Duro 65 vjeç e ka drejtuar edhe në edicionin e vitit 2009-10 ekipin e Besës./Sportiim.al/ Vazhdo leximin