Isak pëson një humbje “disa milionëshe” pas transferimit te Liverpool

Isak pëson një humbje “disa milionëshe” pas transferimit te Liverpool

1 Shtator 2025 16:40 Telesport Alexander Isak do të humbasë një shumë të konsiderueshme parash. Arsyeja është se Newcastle nuk do t’i akordojë fondin e parashikuar për “besnikërinë” ndaj klubit, duke qenë se ai pati kërkuar me ngulm largimin. Liverpool ka arritur ta blejë suedezin për rreth 130 mln paundë, rekord në historinë e Premier League. Për fatin e tij të keq, Isak do të humbasë disa milionë euro të parashikuara në kontratën e tij të vjetër (me Newcastle), nëse do të vijonte kontratën me disa sezone të tjera.