Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
LIVE MERKATO/ Nga Zhegrova tek Isak e Donnarumma, ja lëvizjet në orët e fundit
Edon Zhegrova është zyrtarisht një lojtar i Juventusit. Lëvizja e bujshme e futbollistit shqiptar tek skuadra më e titulluar në Itali është konkretizuar më në fund të dielën pasdite. “Zonja e Vjetër” do të paguajë afro 22 mln euro tek francezët e Lillë për të siguruar shërbimet e sulmuesit dardan, i cili do të nis aventurën e tij të re në futbollin italian. Zhegrova mbërriti mbrëmjen e së dielës në Torino, ndera e hëna do të jetë dita e kryerjes së vizitave mjekësore dhe e hedhjes së firmës në kontratë. Zhegrova pritet të firmosë deri në 2030, ku do të përfitojë 2.5 mln euro në sezon. Por Juventus nuk ndalet me kaq. Krahas Zhegrovës bardhezinjtë kanë gjetur akordin me gjermanët e Leipzig për Luis Opendën....