U bllokuan në mal në Zagori/ Policia iu vjen në ndihmë tre personave, njëri kishte rënë në përrua

U bllokuan në mal në Zagori/ Policia iu vjen në ndihmë tre personave, njëri kishte rënë në përrua

Tre persona që kishin mbetur të bllokuar në malin mbi fshatin Ndëran në Zagori janë shpëtuar nga policia e Gjirokastrës. Njëri prej tyre kishte rënë në përrua duke e kishte të pamundur lëvizjen. Policia thotë se pas marrjes së njoftimit të turistëve që po eksploronin me këmbë zonën, iu ka ardhur në ndihmë dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Personi 70-vjeçar që u rrëzua, iu dha ndihma e parë dhe më pas u transportua për ndihmë mjekësore në spital. Njoftimi i policisë: Gjirokastër/Punonjësit e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse iu shkojnë në ndihmë 3 shtetasve që kishin mbetur të bllokuar në malin mbi fshatin Ndëran, Zagori. Gjatë eksplorimit të zonës, njëri prej tyre kishte rënë në përrua dhe e kishte të pamundur lëvizjen. Salla operative e Drejtorisë...