Kryemadhi: SPAK shkeli ligjin, dëshmitarët u intimiduan, nuk kërkoj gjykim të shkurtuar

Kryemadhi: SPAK shkeli ligjin, dëshmitarët u intimiduan, nuk kërkoj gjykim të shkurtuar

“SPAK ka shpërdoruar detyrën”. Kështu ka deklaruar deputetja Monika Kryemadhi të hënën e parë të muajit që ligji e detyron të paraqitet në këtë institucion. Sipas saj, Prokuroria e Posaçme ka shkelur ligjin përmes analizave financiare që ka bërë për të, për të ëmën dhe ish- bashkëshortin, Ilir Meta. Ndërsa dëshimtarët e thirrur nga akuza ajo thotë se nuk kanë thënë asgjë kundër tyre. “Në anën time shikoj shpërdorim detyre dhe një tejkalim kompetencash përveç diskriminim dhe intimidim ndaj dëshmitarëve dhe institucioneve… Të gjitha këto janë gjëra që SPAK i ka përdorur për të marrë informacione ndaj bizneseve të ndryshme dhe e shoh si tejkalim të detyrës për të ushtruar intimidim ndaj bizneseve që mund të kenë qenë pjesë e komunikimit. Do të shikoj edhe...