Historia e dhimbshme e fotografes së parë shqiptare/ Vdiq pas një greve urie në burg

Historia e dhimbshme e fotografes së parë shqiptare/ Vdiq pas një greve urie në burg

Një retrospektivë përkitazi mbi historinë e fotografisë shqiptare na ofron pamjen e një tabloje të pambaruar por, mbi të cilën vijojnë here pas here të hidhen penelata që po e plotësojnë atë me shumë maturi. Si lloji më i ri i artit pamor, i konfirmuar botërisht në fund të shek. XIX (fundi i periudhës Viktoriane), në Shqipëri ai ka përjetuar shpërfilljen, nënvlerësimin e diskriminimin e tij, veçanërisht gjatë periudhës së sistemit komunist. Nga Kristaq BALLI Dihet që Shqipëria ka qenë një oaz pjellor i fotografisë, pasi lëvrimi i saj ka filluar thuajse paralelisht me fotografinë botërore në dy qendra të emancipuara shoqërore e kulturore si Shkodra e Korça me disa studio e fotografë të mirëfilltë artistë. Nën influencën e shembullin e tyre, ata induktuan edhe...