Esenin: Kam në shpirt një lëngatë aq të rëndë…

Esenin: Kam në shpirt një lëngatë aq të rëndë…

Poezi nga Sergej Esenin Ç’më mundon me freskinë tëndeDhe pse pyet sa vjeç jam vërtet?Kam në shpirt një lëngatë aq të rëndë,Saqë ndihem një i verdhë skelet.Djalë fshati, një herë e një kohëËndërroja më tym se një ditëDo të bëhem i pasur, i njohur,E rreth vetes do mbledh dashuritë.Po, i pasur u bëra, dhe tepër.Një cilindër që kisha s’e kam;Prej këmishës, një gjoks më ka mbeturDhe potinjat s’më kanë as taban.Edhe fama më poshtë s’më bie:Nga Parisi në Moskë, emri imZbatharakëve tmerrin u shtie,Si një sharje plot mllef e përçmim.Dashuria? Ç’më vjen për të qeshur!Ti më puth: akull unë, akull ti.Ndjenja ime, për dreq, është rreshkur,Ndjenja jote të çelë nuk di.S’është ende kohë e brengës për mua,Po edhe në ardhtë, aspak s’më mjeron!Më i florinjtë...