Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
E shkarkuan Ten Hag pas vetëm 2 ndeshjesh, drejtuesit e Bayer Leverkusen “shokojnë” me arsyet
1 Shtator 2025 13:21 Alfred Lleshi Bayer Leverkusen ka vendosur të ndahet menjëherë me trajnerin Erik ten Hag, i cili mbërriti në klub vetëm dy muaj më parë. Stërvitjet do të drejtohen përkohësisht nga stafi i tij ndihmës deri në emërimin e trajnerit të ri. Drejtori sportive, Simon Rolfes, deklaroi: “Nuk ishte një vendim i lehtë dhe askush nuk e dëshironte. Megjithatë, javët e fundit treguan se ndërtimi i një ekipi të suksesshëm me këtë kombinim nuk ishte i realizueshëm. Besojmë shumë në cilësinë e organikës sonë dhe do të bëjmë gjithçka për ta vazhduar zhvillimin në një konfigurim të ri”. Edhe presidenti Fernando Carro e pranoi vendimin e vështirë: “Të ndahesh kaq herët me trajnerin është e dhimbshme, por e domosdoshme. Primare për ne...