“Jeni shembulli i atij që nuk sillet si i nënshtruar ndaj BE”, Rama i përgjigjet moderatorit në Bled

“Jeni shembulli i atij që nuk sillet si i nënshtruar ndaj BE”, Rama i përgjigjet moderatorit në Bled

“Ne nuk kemi çfarë të humbin, kemi ide të qartë të madhësisë e peshës sonë dhe sfidave tona. Si europianë duam të jemi të lirë dhe të shprehim lirisht atë çfarë mendojmë”. Këtë përgjigje i dha kryeministri Edi Rama moderatorit të forumit Stjepan Oresković, në Bled të Sllovenisë, kur u pyet që nuk i nënshtrohet Bashkimit Europian sikurse bëjnë homologët e tij nga Evropa Qëndrore dhe Lindore. Rama theksoi se Shqipëria është besnike e Bashkimit Europian dhe tha se vendi ynë nuk është lëkundur asnjëherë në raport me dëshirën për tu bërë pjesë e Unionit. Moderatori Stjepan Oresković: Pyesja veten gjithmonë pse politikanë nga Europa Qëndroe e Lindore janë kaq të nënshtruar kur flasin më Brukselin dhe fuqitë e mëdha, ndërsa ju jeni shembulli i atij që...