“Ka emra shumë interesantë”, çfarë deklaroi Kryemadhi në SPAK?

“Ka emra shumë interesantë”, çfarë deklaroi Kryemadhi në SPAK?

Monika Kryemadhi, është paraqitur sot, 1 shtator, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion (SPAK). Në një prononcim për mediat, Kryemadhi deklaroi se po përballet me akuza absurde, të cilat lidhen me një kredi të marrë në vitin 2010. “Vepra penale, qoftë për mua apo për mamanë time, quhet pse unë kam marrë një kredi në vitin 2010 dhe kjo kredi qenka e paligjshme, edhe pse ajo është shlyer për 4-5 vjet, ndërkohë që mamaja ime e ka shlyer për 9 muaj. Ka një analizë financiare nga SPAK, por kemi edhe ne tonën. Personi që ka bërë analizën nuk është ekspert, ndërsa i yni është i licencuar nga Ministria”, u shpreh Kryemadhi. Ajo shtoi se nga ana e prokurorëve sheh “shpërdorim detyre dhe tejkalim kompetencash,...