Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
FANTASTIKE/ Edon Zhegrova firmos te Juventusi, Shqipëria dhe Kosova bëhet një Kombëtare në Itali
Bashkimi bën fuqinë! Gjithmonë jemi mësuar që mediat shqiptare t’i japin më shumë jehonë zërit të përçarjes së shqiptarëve. Kjo vetëm për hir të klikimeve dhe në fakt të shumtë janë personazhet këtej dhe andej kufirit zyrtar të Shqipërisë që janë të gatshëm të jenë në frymën e përçarjes vetëm për hir të klikimeve dhe vëmendjes që kërkojnë të marrin. Por çfarë mund të arrijmë nëse jemi bashkë? Rasti i Edon Zhegrovës është më ideali për të kuptuar saesa larg mund të shkojmë nëse punojmë të tillë, të bashkuar. Pak ditë më parë, Shqipëria i dha pasaportën shqiptare Edon Zhegrovës. Për këtë punë u angazhua vetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ky i fundit njihet si një tifoz i vjetër i Juventusit dhe këtë herë...