Erik ten Hag shkarkohet nga Leverkusen

Erik ten Hag shkarkohet nga Leverkusen

Humbja me Hofenheim dhe barazimi me Verder Bremen, nuk janë kaluar mirë nga klubi që bëri histori nën drejtimin e Ksabi Alonsos. Angazhimi këtë edicion i holandezit Ten Hag nuk dha atë që klubi gjerman priste ndaj e kanë larguar menjëherë. Në vijim skuadra e Bundesligës do të stërvitet kështu përkohësisht nga Andries Ulderink dhe Rogier Meijer. “Bajer Leverkusen ka ndarë rrugët me trajneri Erik Ten Hag me efekt të menjëhershëm. Stërvitjet do të drejtohen përkohësisht nga stafi ndihmës”, shkruan klubi i Bundesligës. Ish trajneri i Ajaks dhe Mançester Junajtid e ka mbyllur aventurën me ‘aspirinat’ me tre ndeshje zyrtare. Vazhdo leximin