Turneu triangolar U19/ Kombëtarja nis grumbullimin, Ahmataj fton 20 lojtarë

Turneu triangolar U19/ Kombëtarja nis grumbullimin, Ahmataj fton 20 lojtarë

Kombëtarja shqiptare U-19 është gati për turneun miqësor trian­golar që do të organizohet nga FSHF në datat 4-8 shtator, ku do të marrin pjesë edhe Kosova dhe Moldavia. Kuqezinjtë nisin sot grumbullimin, teksa trajneri Juljan Ahamtaj ka publikuar listën me 20 lojtarët e ftuar. Pesë prej tyre vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, ndërsa të tjerët aktivizohen në kampionatet jashtë vendit. Kombëtarja U-19 do të përgatitet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, ku pasditen e sotme do të zhvillojë edhe seancën e parë stërvitore. Ndeshja hapëse e turneut është Shqipëri U-19 – Moldavi U-19, që do të luhet më 4 shtator, në orën 17:00. Më 6 shtator është programuar takimi Moldavi U-19 – Kosovë U-19, në orën 10:30. Ndeshja e tretë dhe e fundit, Shqipëri...