Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Mbaron mandati i kreut të BKH/ KLP miraton përfundimin e mandatit të Aida Hajnaj
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka njoftuar përfundimin e mandatit 5-vjeçar të kryetares së Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Aida Hajnaj. Më herët është hapur gara për të gjetur pasuesen e saj në krye të këtij organi. Në total u shqyrtuan aplikimet dhe dokumentacioni i 13 kandidatëve, ndërsa vetëm 7 prej tyre kaluan në fazën tjetër të konkurimit. Pas verifikimit të dokumentacionit dhe përmbushjes së kritereve ligjore, kandidatët që vijojnë garën janë: -Andi Pogaçe -Artur Beu -Elton Kërluku -Gentian Ndoi -Gentjan Shehaj -Gledis Nano -Joni Keta Tashmë të 7 kandidatët do të pikëzohen nga komisioni, që përbëhet nga tre prokurorë dhe më pas emri do t’i kalojë KLP për votim.