Vinin baste online, arrestohet administratori i lokalit në Xhamllik dhe 3 klientë/ Në pranga edhe pronari

Vinin baste online, arrestohet administratori i lokalit në Xhamllik dhe 3 klientë/ Në pranga edhe pronari

Policia ka arrestuar në flagrancë administratorin 35-vjeçar të një lokali në kryeqytet dhe 3 persona të tjerë, teksa vinin baste online. Blutë bëjnë me dije se në pranga ra edhe pronari 28vjeçar i lokalit, ku viheshin bastet, me vendodhje në zonën e Xhamllikut. Përveç arrestimeve, policia ka sekuestruar edhe 6 celularë të cilët përdoreshin për vënien e basteve online. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të kontrolleve dhe punës hetimore, të kryera me qëllim konstatimin e ambienteve të përshtatura për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit, finalizuar operacionin “Rezultati”, gjatë të cilit u vunë në pranga shtetasit Nj. P., 28 vjeç, A. Z., 35 vjeç, F. Ç., 41 vjeç, E. Ll., 36 vjeç dhe E....