Çfarë pritet të ndodhë në Kuvend? Berisha: Opozita shqiptare betejë në të gjitha frontet

Çfarë pritet të ndodhë në Kuvend? Berisha: Opozita shqiptare betejë në të gjitha frontet

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dha pak detaje lidhur me strategjinë e opozitës pas nisjes së legjislaturës së re. I pyetur jashtë ambienteve të SPSK, Berisha deklaroi se opozita do të zhvillojë një betejë në të gjitha frontet për t’i rikthyer qytetarëve votën e lirë. “Opozita shqiptare do të luftojë në të gjitha frontet, do të bëjmë gjithçka për t’u kthyer shqiptarëve votën e lirë. Çdo kohë ka risitë e veta,” u shpreh ai, duke theksuar përkushtimin e PD-së në këtë drejtim.