Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Udinese “shfryn” Inter, i “thyen” në “San Siro”, Chivu: Jemi një kantier ndërtimi (VIDEO)
Triumfi 5-0 ndaj Torinos në start krijoi iluzionin se Inter ishte rikthyer në versionin spektakolar, por Udinese i “shfryn” në javën e dytë duke kthyer me “këmbë në tokë” Chivu-n dhe pjesën tjetër të stafin zikaltër. Në “San Siro”, Dumfries solli festën që në minutën e 17-të, me anësorin holandez që ndoqi mirë aksionin dhe i pa shqetësuar në shtyllën e dytë e kishte të lehtë të shtynte topin në portën e boshatisur. Festa nuk zgjati shumë, pasi në minutën e 29-të, Dumfries këtë herë u kthye në protagonist për keq teksa një prekje e topit me dorë nga ana e tij solli penallti për Udinesen. Nga pika e bardhë, Davis u tregua perfekt duke barazuar shifrat në 1-1. Udinese nuk u mjaftua me kaq,...