Rayo frenon Barçën, Flick e pranon: Nuk meritonim më shumë (VIDEO)

Rayo frenon Barçën, Flick e pranon: Nuk meritonim më shumë (VIDEO)

Ndryshe nga se pritej, Barcelona po has shumë vështirësi në këtë start sezoni në La Liga. Nëse në sfidën e fundit fituan me fat ndaj Levantes, ndaj Rayo Vallecano-s ishin me fat që dolën me një pikë pasi vendasit ishin dukshëm më superior, më të drejtë një pikë i rri “ngushtë” në një kohë kur iu anuluan edhe dy gola për pozicion jashtë loje. Ivan Balliu e shijoi nga bankina këtë takim, asnjë minutë për anësorin kuqezi. Lamine Yamal fitoi një 11-metërsh në minutën e 40-të dhe po vetë nga pika e bardhë u tregua i saktë duke kaluar Barcelonën në avantazh. Historia ndryshoi totalisht në fraksionin e dytë, ku fillimisht Rayo gjeti rrugën e rrjetës, por gjyqtari i takimit frenoi festën duke anuluar golin...