Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Juventusi zyrtarizon Zhegrovën, sulmuesi dardan gati për aventurën e re
Edon Zhegrova është lojtari më i ri i Juventusit. Lajmi është bërë i ditur nga klubi bardhezi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Sulmuesi dardan largohet kështu nga Lille, për të nisur një eksperiencë të re, pikërisht në Torino. Pas kryerjes së vizitave mjekësore, Zhegrova hodhi firmën në kontratë. Ky operacion i ka kushtuar arkave të Juventusit një shifër që shkon në 20 milionë euro. Debutimi i tij mund të vijë në sfidën ndaj Interit, në takimin e Serie A që luhet me 13 shtator.