Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Zhegrova te Juventusi, por pse nuk ka luajtur asnjë ndeshje prej dhjetorit të vitit të kaluar?!
1 Shtator 2025 11:55 Alfred Lleshi Edon Zhegrova ka mbërritur te Juventusi, ku do të kryejë vizitat mjekësore para firmosjes së kontratës 3-vjeçare. Marrëveshja me Lille është vlerësuar rreth 20 milionë euro, plus 5 milionë bonuse, duke lejuar Tudor dhe bardhezinjtë të përforcojnë sulmin me një lojtar që mund të aktivizohet si në të djathtë, ashtu edhe në të majtë. Ylli i kombëtares dardane sjell shpejtësi, kreativitet dhe teknikë. Po si vjen lojtari i lindur më 1999 te “Zonja e Vjetër”, në çfarë gjendjeje? Rikthimi i tij pas një periudhe të gjatë mungese ka pasur sfidat e veta. Ndeshja e tij e fundit daton më 14 dhjetor 2024, ku pubalgjia e detyroi të kryente operacion dhe të humbiste pjesën më të madhe të sezonit të...