VIDEO / Zhegrova mbërrin në Itali, pritet firmosja me Juventus. Momentet e para në aeroport

VIDEO / Zhegrova mbërrin në Itali, pritet firmosja me Juventus. Momentet e para në aeroport

Edon Zhegrova do të jetë futbollisti më i ri i Juventusit. Pas akordit mes klubeve, ylli shqiptar i Kosovës ka zbarkuar në Torino në mënyrë që të kryejë vizitat mjekësore me klubin e më pas të prezantohet si blerja më e fundit e bardhezinjve. Në rrjetet sociale janë postuar dhe pamje gjatë momentit kur Zhegrova ka zbarkuar në Itali, teksa niset për në zyrat e Juventusit. Klubi i Lille do të arkëtojë 22 milionë euro nga shitja e 26-vjeçarit, ndërsa ai do të firmosë një kontratë 5-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 2.5 milionë euro në sezon. ⚪️⚫️ Edon Zhegrova arrives to sign in at Juventus. pic.twitter.com/9xuWM3sIpG — Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 1, 2025