Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Conte: Fituam 1-0 por në këto takime rrezikon të humbasësh, po rritemi si ekip
1 Shtator 2025 9:55 Telesport Napoli kampion në Serie A fitoi 1-0 ndaj Cagliari falë një goli të Anguissa në minutën e 95-të, duke ruajtur kreun e renditjes, me 6 pikë të plota. Trajneri Antonio Conte ka përjetuar emocionet në atë moment delikat. “Kur Anguissa shënoi, me vete thashë ‘më në fund’. Të gjithë e pamë ndeshjen. Këto janë llojet e ndeshjeve ku rrezikon shumë humbjen, por do të kisha qenë i lumtur edhe me një barazim 0-0“, tha Antonio Conte. “Luajtëm si një ekip i vërtetë, me durim, duke u përpjekur të gjenim rastet e duhura për të shënuar. Goli dukej i magjepsur. U përballëm me një Cagliari shumë mbrojtës, por luajtëm mirë. Këto janë llojet e ndeshjeve që rrezikon t’i humbasësh, kështu që...