Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Guardiola në telashe, pas disfatës ndaj Brighton humbet edhe lojtarin për dy muaj
1 Shtator 2025 8:36 Telesport Mesfushori i Manchester City, Rayan Cherki, pësoi një dëmtim në kofshë gjatë humbjes kundër Brighton dhe do të mungojë për të paktën dy muaj. Ky është një tjetër goditje për Pep Guardiola, i cili e nisi sezonin me dy humbje në tre ndeshje. Lajmin e kësaj mungese të gjatë e konfirmoi vetë trajneri spanjoll. Për pasojë, lojtari që erdhi këtë verë nga Lyon për 34 milionë euro do të humbasë si ndeshjen e ardhshme në derbi ashtu dhe përballjen ndaj Arsenal në kampionat. I pyetur për mungesën e 21-vjeçarit, Guardiola tha se mesfushori mund të jetë jashtë për të paktën dy muaj. Lojtari do të mungojë edhe në disa ndeshje të Champions League, ato ndaj Napoli, Monaco dhe Villarreal. Cherki...