Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Amorim: Ndonjëherë dua të largohem nga United, herë të tjera të qëndroja këtu 20 vjet
1 Shtator 2025 8:07 Telesport “Ndonjëherë do të doja të largohesha, ndonjëherë do të doja të qëndroja te Manchester United për 20 vitet e ardhshme“. Kjo është një nga deklaratat e fuqishme që trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, bëri në lidhje me aventurën e tij në “Old Trafford”. Eliminimi me penallti nga Carabao Cup nga një ekip i kategorisë së katërt (Grimsby) dhe fitorja me vuajtje në minutën e fundit në Premier League (ndaj Burnley), duket se ka lënë gjurmë të thella te trajneri portugez. Kohët e fundit është përfolur disa herë për një largim të tij nga “djajtë e kuq”. “Unë nuk e di çfarë do të ndodhë në të ardhmen, nuk mund të premtoj asgjë. Unë jam trajneri i Manchester United dhe...