Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Seattle Sounders shkatërron Messin, mbyllet me sherr të madh finalja e Kupës së Ligës (video)
1 Shtator 2025 8:12 Alfred Lleshi Lionel Messi, që kishte shënuar 33 gola në 33 finale, këtë herë mbeti “thatë” në të 34-ën. Seattle Sounders poshti Inter Miami 3-0 dhe ngriti trofeun e “Leagues Cup” 2025 para mbi 69 mijë tifozëve në “Lumen Field”. Atmosfera elektrizuese ndihmoi vendasit, që e nisën fuqishëm. Pas disa rasteve të humbura, Osaze De Rosario realizoi me kokë në minutën e 26-të, pas një aksioni model. Në pjesën e dytë, Messi pati shansin ideal për të barazuar, pas një pasimi nga Luis Suárez, por gjuajtja e tij fluturoi mbi traversë. Mascherano mori përsipër rreziqe duke futur më shumë sulmues, por Seattle i shfrytëzoi hapësirat. Alex Roldan realizoi nga penalltia, ndërsa Rothrock vulosi gjithçka 3-0 me kundërsulm. Pas finales, shpërthyen skena të shëmtuara...