Uzuni sërish tund rrjetën dhe Silvinjo “fërkon duart”, Bajrami në udhëkryq te Rejnxhërsi

Uzuni sërish tund rrjetën dhe Silvinjo “fërkon duart”, Bajrami në udhëkryq te Rejnxhërsi

Adriatik BALLA Performanca e disa lojtarëve të Kombëtares me skuadrat e tyre në Europë e ka ngrohur trajnerin Silvinjo në prag të ndeshjeve të shtatorit që Shqipëria do të luajë kundërt Gjibraltarit dhe Letonisë. Kërkohet perfeksion dhe rezultat maksimal, e për këtë duhen lojtarë në formë. Uzuni, Kumbulla, Manaj e ndonjë tjetër kanë dhënë shenja të mira për cilësitë e tyre dhe pritet të jenë armë e fortë në ndeshjet që përfaqësuesja do të luajë pas pak ditësh. Trajnerit Silvinjo i duhen lojtarë me minuta dhe efikasë në pozicionet e tyre dhe shenjat e disa lojtarëve gjatë këtyre ditëve kanë qenë premtuese. Problem mbeten disa dëmtime me pasojë mungesë për ndeshjet e radhës si Ismajli, Ramadani e ndonjë tjetër. Uzuni se harron zakonin, tjetër gol...