VIDEO/ Rrahmani është në formë të jashtëzakonshme, shënon dy gola të tjerë në kampionat

VIDEO/ Rrahmani është në formë të jashtëzakonshme, shënon dy gola të tjerë në kampionat

Albion Rrahmani po përjeton një formë të jashtëzakonshme. Sulmuesi shqiptar e ka nisur sezonin e ri me ritëm të lartë golash. Futbollisti i Kosovës ka pasuruar statistikat e tij me dy gola të tjerë. Sparta e Pragës triumfoi me shifrat 3-1 kundër Zlinit, ku dy prej golave mbajnë autorësinë e Rrahmanit. Shtatlarti 25-vjeçar tundi rrjetën në minutën e 31-të dhe në minutën e 59. Tashmë Rrahmani numëron 8 gola të shënuar në këtë sezon të ri në të gjitha kompeticionet./Sport Ekspres/