Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Taulant Seferi tund përsëri rrjetën në Turqi, i jep mesazh Silvinjos me golat e shënuar
Taulant Seferi ka tundur përsëri rrjetën në Turqi. Sulmuesi shqiptar ka qenë protagonist në fitoren 2-4 të Bodrumsporit kundër Beledijesporit. Seferi e dërgoi topin pas shpinës së portierit në minutën e 57 të takimit, duke dhënë kështu kontrobutin e tij në tre pikët e marra mbrëmjen e sotme. Lojtari nga Kumanova ka shënuar 3 gola në 4 ndeshjet e para të kategorisë së dytë në Turqi. Statistika pozitive, me të cilat i dërgon një mesazh në distancë Silvinjo, që edhe këtë herë e ka lënë jashtë listës së Kombëtates./Sport Ekspres/