Zbulohet arsyeja e çuditshme pse nuk ndërhyri VAR në rastin e penalltisë së Lamine Yamal (video)

Zbulohet arsyeja e çuditshme pse nuk ndërhyri VAR në rastin e penalltisë së Lamine Yamal (video)

31 Gusht 2025 22:32 Telesport Barcelona e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh 0-1 ndaj Rayo Vallecano-s, falë një penalltie shumë të diskutueshme, e ekzekutuar saktë nga Lamine Yamal. Ishte vetë Yamal, ai i cili fitoi penalltinë, pas goditjes në këmbë që mori nga kundërshtari brenda zonës. Arbitri nuk pati asnjë dyshim që ishte faull dhe dha penallti. Ndërkohë që të gjithë u habitën pse nuk pati ndërhyrje të VAR për këtë rast. Mediat spanjolle raportojnë se VAR nuk mundi të ndërhynte në rastin e penalltisë sepse sistemi ishte jashtë funksionit në stadiumin e Rayo Vallecano. SHIKORASTINEPNALLTISEDHEGOLIN