Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Chivu “çalon” që në ndeshjen e dytë, Inter befasohet nga Udinese në “San Siro”. Lazio fiton bindshëm ndaj Veronës
Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të javës së dytë në Serie A. Në “San Siro” ka ndodhur befasia e madhe, ku Inter u mposht 1-2 nga Udinese. Inter gjeti avantazhin në minutën e 15-të, pas një aksioni të gjatë, ku në fund Dumfries ndodhej në vendin e kohën e duhur për të dërguar topin në rrjetë. Në minutën e 28-të, Dumfries bëhet sërish protagonist, por këtë herë për keq. Holandezi prek topin me dorë pas një goditjeje këndi në favor të Udinese. Pas ndërhyrjes së VAR-it dhe pasi pa pamjet në ekran, arbitri dha penallti, aty ku Keinan Davies u tregua i saktë dhë barazoi shifrat për miqtë. Në minutën e 40-të, Arthur Atta shënon golin e dytë për Udinese, pas një kundërsulmi të...