Detaje nga konflikti në Korçë/ Të plagosur me thikë edhe 2 persona të tjerë

Detaje nga konflikti në Korçë/ Të plagosur me thikë edhe 2 persona të tjerë

Zbulohen detaje nga plagosja e ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Korçë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal në zonën e parkut të qytetit. Të plagosur kanë mbetur tre persona, që janë duke marrë mjekim në spital. Njëri prej tyre ka marrë plagë në pjesën e barkut, i plagosuri tjetër në gjoks dhe një tjetër në krah. Të përfshirë në konflikt kanë qenë dy grupe personash dhe nga informacionet paraprake mësohet se janë zënë për motive banale.