Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Marca” mahnitet nga Muriqi: Sa herë që luan kundër Real Madridit…
31 Gusht 2025 9:42 Telesport Vedat Muriqi vijon të shkruajë historinë e tij personale kundër Real Madridit. Sulmuesi i Kosovës shënoi kundër Los Blancos dhe tashmë ka rekordin e katër rrjetave në katër vite radhazi: 2022, 2023, 2024 dhe 2025. Sa herë që përballet me madrilenët, ai kthehet në një makth për mbrojtësit e tyre, aq sa ka tërhequr vëmendjen e gazetës madrilene “Marca”. “Marca” e vlerëson Muriqin si një sulmues të shkëlqyer, i cili gjithmonë gjen mënyrën për të ndëshkuar Real Madridin. “Sa herë që Muriqi përballet me Real Madridin, shohim një betejë fantastike me qendërmbrojtësit e Real Madridit. Loja e tij e fuqishme ajrore është një sfidë e vazhdueshme për çdo kundërshtar”. “Përtej aftësive të tij nga goditjet standarde, sulmuesi nga Prizreni e...