Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Krizë identiteti dhe kaos, Bayern në ditët më të vështira
31 Gusht 2025 10:08 Telesport Bayern jo vetëm që ka humbur identitetin në vitet e fundit, por këtë merkato vere është totalisht në kaos. Drejtuesit e klubit me siguri që kanë reflektuar faktin e pakundërshtueshëm: nuk janë më një opsion tërheqës në merkato. Bayern është refuzuar nga yje si Nico Williams dhe Florian Wirtz, gjë që ka ndodhur shumë rrallë më parë. Sikur të mos mjaftonte kjo, klubi priti rreth 45 ditë për blerjen e Nick Woltemade dhe në fund gjermani u transferua te Newcastle United. Në këtë rast, jo se lojtari nuk donte lëvizjen te Bayern, por sepse klubi bavarez ngurroi për të paguar shifrën e kërkuar. Nicolas Jackson është saga e radhës. Bayern u kujtua në ditët e fundit për të gjetur një...