Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
F1/ Çmimi i Madh i Holandës, dy McLaren dhe Verstapen…
Ndalesa e radhës për Formula 1 përkon me garën për Çmimin e Madh të Holandës. Në provat zyrtare McLaren dominoi plotësisht, duke marrë dy vendet e para me Oskar Piastri dhe lando Norris. Australiani i cili kryeson Botërorin 2025, arriti të kalojë përpara shokut të tij të skuadrës falë një paraqitjeje të fortë në sektorin e parë dhe të fundit, gjë që i siguroi atij xhiron më të shpejtë. Me këtë pozicion të parë, Piastri tani ka siguruar pesë pole position në F1 dhe synon një fitore në GP për të siguruar vendin e tij të parë në renditje. Ndërkaq vendi i tretë i shkoi favoritit vendas Maks Verstapen, i cili e shtyu Red Bull-in e tij deri në limit, por kjo nuk ishte e...