Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Sinner “pret biletën” për në raundin e 4-t të US Open, kualifikohen edhe Swiatek e Gauff
Janë mbyllur sot takimet e raundit të tretë në grand slam të US Open, turne që zhvillohet në Nju Jork. Numri 1 në botë për meshkuj, italiani Jannik Sinner, fitoi 3-1 me përmbysje ndaj kanadezit Denis Shapovalov (5-7, 6-4, 6-3, 6-3). Një tjetër Italian që avancon më tej është Lorenzo Musetti, ndërkohë që edhe numri 3 në botë, gjermani Alexander Zverev, siguron një biletë për në raundin e katërt. Kualifikohen edhe Andrey Rublev e Alex de Minaur. Te femrat, numri 2 në botë, polakja Iga Swiatek, fitoi 2-0 (7-6, 6-4) ndaj ruses Alina Kalinskaya. Në raundin e katërt shkon edhe tenistja amerikane Coco Gauff, numri 3 në botë, fituese në vitin 2023. Fitore të vështirë korri tenistja japoneze Naomi Osaka, ndërkohë që në raundin e...