Lushnja- Skënderbeu, sfida e ‘forcës’ në “Roza Haxhiu”

Lushnja- Skënderbeu, sfida e ‘forcës’ në “Roza Haxhiu”

Kategoria e Parë teksa luajti dje 5 ndeshje të javës së dytë, mbyllet sot me një superndeshje në “Roza Haxhiu” të Lushnjës. Në fushë, me fillim orën 17:00, përballja Lushnja- Skënderbeu. Verdhjeshilët e teknikut Erion Xhafa të përforcuar me elementë interesantë, barazuan javën e parë në Pogradec me skuadrën liqenore 0-0 duke dhënë sinjale të forta se ky edicion do të ketë një qasje tjetër. Përballë do të ketë Skënderbeun pretendent, me korçarët që e nisën kampionatin me fitoren shtëpiake 3-0 ndaj Burrelit. Bardhekuqtë e Ernest Gjokës, falë grupit aktual dhe përforcimëve gjatë verës me emra të tillë si Kiqina, Musa, De Olivera, Abubahar, Gjini etj, janë të destinuar të kërkojnë pikët maksimale për t’ju bashkuar Laçit në krye. Ndërkohë në dy javë të luajtura...