Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Fjalët e Tares, goli i anuluar, fanella për Jasharin… Mbrëmja e çuditshme e Gimenez, ndoshta e fundit si kuqezi?
Një mbrëmje shumë e vështirë për Santiago Gimenez. Një gol i shpërdoruar, një tjetër i shënuar, por i anuluar, ndërkohë që para ndeshjes drejtori sportiv Igli Tare fliste për një shkëmbim, që mund ta largojë nga kuqezinjtë. E gjitha kjo e bëri ndeshjen Lecce-Milan 0-2 një nga më të komplikuarat në karrierën e tij. Nëse edhe ndër më të rëndësishmet, do ta tregojë e hëna. Gimenez mbërriti në Lecce mes polemikave; nga dëmtimi i Jasharit prej tij në stërvitje (jashtë për dy muaj) dhe thashethemet e merkatos. Megjithatë, meksikani ishte i vetmi sulmues i pastër në dispozicion të Milanit. Për koincidencë, ishte 29 gusht, si në vitin 1999, kur në një tjetër Lecce-Milan, shënoi golin e parë me kuqezinjtë Shevchenko. Kuptohet, Gimenez nuk është Sheva,...