23 të lënduar në protestë, 17 efektivë policie marrin ndihmë mjekësore

23 të lënduar në protestë, 17 efektivë policie marrin ndihmë mjekësore

foto nag protesta TIRANË-  Të paktën 23 persona janë paraqitur gjatë ditës së sotme në Spitalin e Traumës pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës në kryeqytet. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë mes të lënduarve janë 17 efektivë policie një protestues i mitur një përfaqësuese e medias dhe katër kalimtarë. Aktualisht, një efektiv vijon të marrë trajtim në urgjencën e Traumës, ndërsa përfaqësuesja e medias është shtruar për ekzaminime të mëtejshme. Ministria bën me dije se që prej 13 tetorit, 14 persona vijojnë të jenë të shtruar në spital dhe të marrin mjekim. Ndërkohë në Qendrën Spitalore Universitare 'Nënë Tereza' janë paraqitur edhe pesë të lënduar të tjerë, dy efektivë policie dhe tre protestues. Vetëm njëri prej efektivëve vijon të marrë shërbim mjekësor në urgjencë. Njoftimi i plotë...