Fitorja ndaj Lecce, Leao interviston vetveten: Të vazhdojmë kështu për të arritur të parët, atje lart

Fitorja ndaj Lecce, Leao interviston vetveten: Të vazhdojmë kështu për të arritur të parët, atje lart

Pas humbjes në debutim, Milani u rimëkëmb menjëherë falë fitores 2-0 ndaj Lecce. Suksesi i mbrëmshëm në “Via del Mare” erdhi pa Rafael Leao, i cili ishte ende duke u rikuperuar nga dëmtimi në pulpën e këmbës, i shkaktuar në Kupën e Italisë. Gjithsesi, sulmuesi portugez pati mundësinë ta komentonte ndeshjen në një “streaming” argëtues në kanalin e tij në Twitch. Leao, në një lloj auto-interviste, i bëri vetes pyetje, për t’u përgjigjur më pas: “Pse isha zhdukur (nga “live”)? Sepse trajneri dhe Ibra më thanë ‘mos dil shumë shpesh ‘live’ (qesh). Sonte fituam, kështu që është një arsye e mirë për të qenë këtu”. Videoja vazhdon: “A e pe ndeshjen? Sigurisht, fituam. Djemtë bënë një punë të madhe. Fitore e madhe në një fushë...