Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Loftus-Cheek e Pulisic nderojnë Milan, “djalli” rikthehet te fitorja, Allegri: Fitore e rëndësishme
Nën presion të fortë pas disfatës të papritur përballë Cremoneses në startin e Serie A, Milan reagon shpejt, del me 3 pikë nga transferta përballë Lecces duke qetësuar Allegrin dhe tifozët e “djallit”. Çdo përfundim tjetër, përveç fitores përballë Ramadanit me shokë, do të vinte në dyshim të fortë projektin e ri. Milan e nisi sfidën “zjarr”, me Gabbia-n që gjeti rrugën e rrjetës pas vetëm 4 minutash lojë, por gjyqtari i takimit me ndihmën e sistemit VAR anuloi gjithçka për faull në sulm. Ashtu si në pjesën e parë, Milan e nisi me gol edhe fraksionin e dytë, me Gimenez që u koordinua saktë brenda në zonë, por sërish festa nuk ishte e plotë pasi këtë herë gjyqtari anuloi golin për pozicion jashtë loje....