Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Hamburg-St.Pauli, një derbi që rrallë e gjen: “Mund të kishim shitur 300.000 bileta”
Ndonjëherë është e vështirë të gjesh një “cep romantic” në një futboll kaq të komercializuar. Sidoqoftë, ato ekzistojnë. Derbi i mbrëmshëm mes Hamburgut dhe St.Pauli (0-2) është një shembull i shkëlqyer. Një rivalitet që dikur as nuk merrej parasysh. Në fillimet e Bundesligës lejohej vetëm një klub për qytet dhe ky vend ishte “i rezervuar” për Hamburgun. “Marrëdhënia jonë është normale”, – thoshte Volker Ippig, ish-lojtar i St.Pauli. Politika i “vuri flakën” marrëdhenieje në vitet 80-të. St.Pauli u bë strehë për tifozët e majtë dhe alternativë, ndërsa mbështetësit më radikalë të HSV u afruan me ekstremën e djathtë. Me kalimin e viteve, me të dyja tifozeritë kryesisht të majta, ishte topi që e thelloi armiqësinë e tyre. Rënia e Hamburgut më 2018 i barazoi forcat....