Reali i Madridit mëson për çmimin e Konates, lojtari gati të veshë bluzën e “Los Blancos” verën e ardhshme

Reali i Madridit mëson për çmimin e Konates, lojtari gati të veshë bluzën e “Los Blancos” verën e ardhshme

Adriatik BALLA Reali i Madridit vazhdon të jetë e zhytur në planifikimin e skuadrës së saj me sytë nga e ardhmja. Ndër emrat që ndodhen në agjendën e Florentino Perez dhe drejtuesve sportivë, spikat Ibrahim Konate, mbrojtësi aktual i Liverpulit. Qendërmbrojtësi francez konsiderohet një nga mundësitë e mëdha të merkatos, por operacioni nuk duket i lehtë. Deri pak kohë më parë, ekzistonte mundësia që klubi madrilen të përshpejtonte ardhjen e tij në “Santiago Bernabeu”, nëse do të arrihej një marrëveshje ekonomikisht e arsyeshme. Megjithatë, skenari është komplikuar: Liverpul ka vendosur të mbrohet dhe të mos negociojë me kushte të favorshme për Madridin. Sipas informacioneve të “DefensaCentral”, “The Reds” janë të gatshëm ta lënë Konaten të largohet vetëm për një shifër specifike: 55 milionë euro. Kjo...