Burimi: 
								Sportekspres.com
								
							
                                    Foto © Sportekspres.com                                
                            Lojtari shqiptar ka dhënë dritën e gjelbër për t’u larguar, e kërkojnë dy klube italiane
                            Luis Hasa pritet të ndërrojë skuadër në këto ditë të fundit të merkatos. Mesfushori shqiptar nuk ka gjetur hapësirë në Napolin e Kontes dhe largimi do të ishte zgjedhja më e mirë për të. Sipas Nikolo Shirës, vetë lojtari ka dhënë dritën e gjelbër për të marrë minuta në një tjetër ekip. Ofertat për të nuk mungojnë. Dy klube italiane kanë shfaqur interes për shërbimet e Hasës. Bëhet fjalë për Palermon dhe Sampdorian. Dy klubet e Serisë B dëshirojnë të bëjnë lojtarin shqiptar pjesë të organikës së tyre në formë huazimi deri në verën e ardhshme. Me dy oferta në tryezë, zgjedhja mbetet në duart e Luis Hasës./Sport Ekspres/