Burimi: 
								Sportekspres.com
								
							
                                    Foto © Sportekspres.com                                
                            E FUNDIT/ Ëndrra e Dinamos përfundon në “Air Albania”, blutë eleminohen një hap larg grupeve
                            Ëndrra e Dinamos për t’u kualifikuar për të parën herë në grupet e Ligës së Konferencës ka përfunduar sot. “Nëndetësja” nuk ka shkuar dot më larg se një barazim 1-1 kundër Jagiellonias në “Air Albania”. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 68 nga Dejvi Bregu, por vetëm 11 minuta më vona Rallisi barazoi sërish shifrat. Kështu, Dinamoja është eleminuar nga Liga e Konferencës me shifrat e përgjithshme 4-1, duke qenë vetëm një hap larg fazës së grupeve./Sport Ekspres/