Shkëndija nuk ia del, eliminohet në kohën shtesë! Do luajë në Conference League

Shkëndija nuk ia del, eliminohet në kohën shtesë! Do luajë në Conference League

Pas 120 minutave lojë, Shkëndija është mundur 4-1 nga Ludogorets dhe është eliminuar në play-off, duke qenë shumë afër grupeve të Europa League. Kuqezinjtë e Tetovës kishin fituar 2-1 në ndeshjen e parë, me të njëjtin rezultat përfundoi edhe koha e rregullt në sfidën e sotme, por në shtesë bullgarët gjetën golin e avantazhit. Vendasit gjetën shumë shpejt avantazhin, që në minutën e 9-të, ku Edvin Kurtulus u tregua i saktë me goditjen e tij, pasi tentativa e parë nga shoku i skuadrës u ndal nga portieri i kuqezinjve të Tetovës, Gaye. Në minutën e 24-të, Chochev dyfishon shifrat për miqtë. Pjesa e parë mbyllet me shfirat 2-0 për Ludogorets. Në pjesën e dytë, Tamba shënoi për Shkëndijën në minutën e 64-të, pas asistit të...