Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Gjuha më e vjetër në Europë? Folësit e fundit nga Sparta e lashtë
Qytet-shteti antik i Spartës, mund të ketë rënë gati 2400 vjet më parë, por sot, 2000 njerëz ende flasin gjuhën e luftëtarëve të saj antikë. Në fshatin malor, Pera Melana, në gadishullin jugor të Peloponezit, ka të ngjarë të dëgjoni, në kafenetë qendrore të fshatit, një gjuhë të pazakontë në bisedat mes pleqve. Folësit janë pasardhësit gjuhësorë të Spartës antike, një gjuhë 3000-vjeçare të quajtur Tsakonika. Kjo gjuhë flitet shpesh në shtëpitë e banorëve të kësaj zone, megjithatë e ardhmja e saj mbetet e pasigurt. “Ne po e humbasim atë, nuk ka mësues që t’ua mësojë brezave të rinj”, tha për BBC, Thomais Kounia, e njohur si “perandoresha e Tsakonika”. “Unë jam përpjekur ta ruaj gjuhën për 40 vitet e fundit. Është detyra ime ta...