Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Shorti i UEFA Champions League, ndeshje “zjarr” që në fazën e ligës
Këtë të enjte pasdite në Monaco u hodh shorti i fazës së ligës në Champions League. 36 ekipet në këtë fazë janë ndarë në katër vazo bazuar në pozicionin e tyre në renditjen kontinentale. Çdo klub do të përballet me dy kundërshtarë nga secila vazo, duke luajtur përkatësisht një ndeshje në shtëpi dhe një ndeshje jashtë fushe. Ekzaktësisht, çdo skuadër do ketë 8 kundërshtarë të ndryshëm. Bayern Munich do të sfidojë ekipe si Chelsea, PSG, Club Brugge, Arsenal, Sporting, PSV, Union SG e Pafos. Chelsea mat forcat me ekipe si Barcelona, Bayern Munich, Benfica, Atalanta, Ajax, Napoli, Pafos, Qarabag. Gjigandët e Realit ndeshen me Manchester City, Liverpool, Juventus, Benfica, Marseille, Olympiacos, Monaco, Kairat Almaty. Interi synon të bëjë mirë ndaj rivalëve si Liverpool, Borussia Dortmund,...